Home Bota Trump shkarkon njeriun më të afërt, ç’po ndodh në SHBA?

Trump shkarkon njeriun më të afërt, ç’po ndodh në SHBA?

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar ditën e sotme njeriun e tij më të afërt, Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Duke falënderuar Tillerson për punë e tij, Trump tha se Sekretari i ri i Shtetit do të bënte një “punë edhe më fantastike”.

Tillerson, ish-drejtor ekzekutiv i gjigantit të naftës “ExxonMobil”, u emërua një vit më parë.

Presidenti gjithashtu emëroi Gina Haspelin në krye të CIA-s, e cila duket se do të behet gruaja e parë në krye të agjencisë sekrete.

Kush është Rex Tillerson

Rex Tillerson, 64 vjeç, është me profesion inxhinier dhe ka filluar punën për firmën Exxon menjëherë pas mbarimit të Universitetit të Teksatit në Austin.

Gjatë katër dekadave që pasuan, ai u ngjit në karrierë. Ai kishte në plan të largohej nga kompania vitin e ardhshëm kur të mbushte moshën 65 vjeçare të pensionit të detyrueshëm në kompani.

Ai njihet për aftësinë e arritjes së marrëveshjeve me vende të tjera dhe thuhet se ka marrëdhënie të mira me një sërë krerësh shtetesh në mbarë globin, që janë diçka me rëndësi për një diplomat.

ExxonMobil është kompania e pestë më e madhe në botë, për nga vlera e saj në treg. Megjithëse të ardhurat e kompanisë u ulën disi vitin e kaluar për shkak të rënies së çmimit të naftës në tregjet botërore, ajo është ende një firmë shumë fitimprurëse.

Rex Tillerson, paga e të cilit bazohet në ecurinë e kompanisë, fitoi 27 milionë dollarë vitin e kaluar, nga

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here