Vangjel Dule: Në pranverë 2020 kemi zgjedhje, është vendosur nga partnerët!

513

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i ftuar te emisioni i Arian Çanit, “Zonë e Lirë”, tha se mandati i kryeministrit Rama mbaron në pranverë të vitit të ardhshëm, pasi  do të kemi pa asnjë diskutim zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zoti Dule shtoi se kjo gjë është vendosur nga partnerët dhe se pranvera e gjen Shqipërinë me një tjetër kryeministër. Dule sulmoi Edi Ramën si politikani që ka shkatërruar vendin dhe qeverinë e tij si qeverinë më të dëmshme të këtyre 28 viteve.

I pyetur disa herë nga Arian Çani për zgjedhjet që nëse do bëhen vërtet në pranverë 2020, kreu i PBDNJ tha prerë:PO!

Me sa duket Dule e ka informacionin nga burimi i kryeministrit grek, sepse kancelaritë perëndimore e dijnë krizën dhe rastin e paprecedent të një kryeministri që nuk ka parlament, që zhvillon zgjedhje me një parti dhe që ka probleme të mëdha në korrupsion.

Ndaj SHBA dhe kancelaritë europiane po bëjnë presion që të miratohet Reforma Zgjedhore dhe mënjëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.