Home Politike Vasili: Krimi ka zënë Ramën për fyti

Vasili: Krimi ka zënë Ramën për fyti

0

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj denoncimeve të opozitës për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Vasili shkruan në rrjetet sociale se Kryeministrin sot e vuri përfund krimi. Madje sipas Vasilit, krimi e ka zënë për fyti, e shantazhojnë, e përçmojnë, e përdorin dhe ai vjedh për ta.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministrin sot e vuri perfundi krimi.Ai se andejmi nuk leviz dot më, e kane zene per fyti, e shantazhojne, e tallin, e perçmojne, e perdorin dhe ai vjedh per ta, genjen per ta, vret per ta, shkaterron per ta. Por nuk shpeton dot, nuk vrapon dot se eshte frymepaket dhe ligsht i frikur. Fatin tanime s’e ndryshon dot, eshte shume shume vone dhe ai e di…me mire se ata..

HAKËRRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,

Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,

ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,

mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.

Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,

të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!

Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë

nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here