Home Kultura Vdes legjenda çeke, regjisori Millosh Forman

Vdes legjenda çeke, regjisori Millosh Forman

0

Regjisori çek, Millosh Forman ka vdekur në moshën 86 vjeçare, ka njoftuar agjencia çeke e lajmeve, CTK. Forman ka fituar çmim Oskar për klasikët, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Amadeus”.

Ai ka ndërruar jetë të premten në Shtetet e Bashkuara pas një sëmundje të shkurtër, ka njoftuar gruaja e tij Martina, transmeton rel. “Ai ka vdekur në qetësi derisa ka qenë i rrethuar tërë kohën nga familja dhe miqtë e tij”, ka thënë ajo.

Forman është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara në periudhën e komunizmit në Çeki, duke pranuar më pas shtetësinë amerikane.

Me filmat “One Flew Over the Cuckoo’s Nest,” dhe “Amadeus,” ai ka fituar 13 çmime Oscar, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.