Home Politike “Vendi në kolaps institucional”, Kryemadhi: Mazhoranca refuzoi dhunshëm paketën e opozitës

“Vendi në kolaps institucional”, Kryemadhi: Mazhoranca refuzoi dhunshëm paketën e opozitës

0

Kryemadhi-DanielsKryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Gjatë takimit, Kryemadhi shprehu vullnetin e LSI-së dhe të opozitës për të mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të vendit.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi, kryetarja e LSI-së theksoi momentin shumë të vështirë ku po kalon implementimi i reformës për shkak të veprimeve flagrante të mazhorancës, për kapjen e saj, që kanë sjellë dhe uljen e dukshme të besimit të publikut te reforma, duke evidentuar atë si një reformë të njëanshme të mazhorancës.

Kryemadhi vuri në dukje vullnetin e opozitës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe nismën e paraqitur muaj më parë përmes paketës së amendamenteve që rikthenin Reformën në Drejtësi në respekt të Kushtetutës dhe të frymës konsensuale të 21-22 korrikut 2016. Paketë e cila sipas saj u refuzua dhunshëm nga maxhoranca dhe kryeministri.

Kryetarja e LSI-së, gjithashtu nënvizoi momentin kritik që lidhet me dekapitimin e sistemit të drejtësisë. Ajo është shprehur se: “aktualisht vendi gjendet në një kolaps institucional, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë, pa KLGJ, pa KLP dhe pa BKH e SPAK”.

Në fjalën e saj, Kryemadhi shprehu vullnetin e palëkundur të LSI-së dhe opozitës për realizimin e Reformës Zgjedhore. Ajo nënvizoi se “mazhoranca po saboton në mënyrë kritike realizimin, përmes dialogut të kësaj reforme dhe paraqitja e njëanshme nga ana e mazhorancës të amendamenteve të Kodit Zgjedhor janë provë shumë e qartë e strategjisë së mazhorancës për të kontrolluar sistemin zgjedhor dhe për të mos çliruar zgjedhjet në Shqipëri nga kriminalizimi dhe shitblerja e votës”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.