Home Te ndryshme VIDEO/ 55-vjeçari bën zbulimin e paimagjinueshëm, ndërsa shikonte në Google Earth

VIDEO/ 55-vjeçari bën zbulimin e paimagjinueshëm, ndërsa shikonte në Google Earth

0

Krejt rastësisht, duke parë në hartat e Google Earth në internet, një baba me sy shqiponje mbeti i habitur, kur pikasi atë që duket si një aeroplan nën ujërat e brigjeve të Skocisë.

Bëhet fjalë për Robert Morton, 55-vjeçar, i cili zbuloi një pamje të qartë të asaj, që dukej të ishte një avion nën oqean pranë Edinburgut.

Robert është baba i tre fëmijëve dhe këtë eksperiencë të tij ai e bëri të ditur për gazetën e njohur britanike “Mirror Online. Zbulimin e tij sa i pabesueshëm, aq edhe shumë o çuditshëm në të njëjtën kohë.

Por, gjithsesi, ai e pranoi se ka më shumë gjasa të jetë një anomali që ndodhi kur një satelit i Google mori pamjet. Sipas tij, sateliti ka bërë një përzierje imazhesh.

Vendndodhja e aeroplanit është më pak se nëntë milje nga Aeroporti i Edinburgut dhe zoti Morton thotë që nuk ka dëgjuar kurrë për ndonjë avion të rrëzuar aty pranë.

Ai thotë:

Unë e di që fotografia e aeroplanit nuk është në të vërtetë në ujë, ndoshta sateliti po e sheh poshtë përmes një reje të hollë që i jep atij pamjen”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.