Home Te ndryshme VIDEO/ Bill Gates prezanton ‘Tualetin e së ardhmes’, do të mbeteni vërtetë...

VIDEO/ Bill Gates prezanton ‘Tualetin e së ardhmes’, do të mbeteni vërtetë pa fjalë…!

0

Tualetin, i cili funksionon pa ujë dhe kanalizime! Kjo është shpikja më e fundit që po tërheq vëmendjen. Ai quhet tualeti i të ardhmes dhe është prezantuar në Pekin, kryeqytetin kinez, nga njeriu më i pasur në botë, manjati Bill Gates.

‘Reinvented toilet’, kështu quhet shpikja e themeluesit të Microsoft, e cila i transformon mbetjet humane në ujë të pastër, elektricitet dhe pleh.

Bill dhe Melinda Gates kanë harxhuar të paktën 200 milion dollarë në shtatë vjet, që prej 2011 kur nisi ky projekt.

Këto tualete do të jenë të destinuara në mënyrë të veçantë për vendet e varfra ku kushtet higjeno-sanitare vrasin çdo vit pothuajse gjysmë milioni fëmijë të moshës nën pesë vjet.

Ish administratori i deleguar i Redmond ka shpjeguar që këto teknologji përfaqësojnë përparimet më të rëndësishme në shërbimet higjeno-sanitare në pothuajse 200 vjet.

Sipas fondacionit kushtet skandaloze higjeno-sanitare vrasin gjysmë milion fëmijë nën 5 vjeç dhe i kushtojnë botës më shumë se 200 miliard dollar në vit për kujdesin shëndetësor dhe humbje të të ardhurave.

Objektivi është t’i zëvendësojë rreth 64000 banjo publike me shpikjen e re, brenda 2020 në Kinë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.