Home Sport VIDEO LIVE/ Nis Botërori 2018, këtu mund ndiqni të gjithin

VIDEO LIVE/ Nis Botërori 2018, këtu mund ndiqni të gjithin

0

Mijëra tifozë të futbollit janë mbledhur sot në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, për të përcjellë ceremoninë e hapjes së Botërorit 2018.

Ndeshja e parë sigurisht i takon organizatorit. Është Rusia që do të luajë kundër Arabisë Sauditë në edicionin e 21-të të turneut më të madh global të sportit në botë.

Si tifozët e Rusisë ashtu edhe të Arabisë janë parë duke u bashkuar rreth stadiumit “Luzhniki” derisa nuk kanë munguar këngët e ndryshme, vallëzimet dhe festa e të dyja palëve. Takimi do të nisë në orën 17:00, ndërsa nisjes së topit të parë do t’i paraprijë edhe ceremonia hapëse, me interpretimin edhe të këngëtares shqiptare Era Istrefi, e cila është në krah të Ëill Smith e Nicky Jam në këngën zyrtare të këtij Botërori. Tashmë gjithçka është gati ku për afër 4 javë do të jemi me sy nga Rusia ku 32 Kombëtare marrin pjesë për ta fituar Kupën e Botës.

Në linqet e mëposhtme mund ta ndiqni live:

KlIKO KËTU

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.