Home Politike Video/ Ndërpritet seanca, Basha vazhdon live në Facebook

Video/ Ndërpritet seanca, Basha vazhdon live në Facebook

0

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën e sotme plenare, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha refuzoi të lironte foltoren. Por kjo nuk e ka penguar kreun e PD që të vijonte fjalën e tij. Ai është futur në transmetim live në Facebook, nga ku vijon të flasë.

“Gjithçka që bëni ju këtu jo vetëm dëmton shqiptarët, por synon edhe t’i mbyllë gojën opozitës. Tani po të them Gramoz Ruçi që gojën opozitës nuk ke për t’ia mbyllur dot as ti as Edi Rama, as Fatmir Xhafaj. As me metodat e vjetra të sigurimit të shtetit ku jeni shkolluar dhe rritur dhe as me metodat e reja për të cilat ju kanë mësuar ata që ju japin milionat e drogës. Prandaj unë do të vazhdoj deri në fund këtu fjalën për çështjen e vetme që ka ky parlament, po të ishte parlament. Dhe nëse do të japësh kontributin tënd do të më lësh të mbaroj fjalën deri në fund. Nëse do të vazhdosh ritualin e ndaljes së fjalës së opozitës për çështjen më të rëndësishme që ka sot Shqipëria, dhe një nga skandalet më të mëdha që po ndjek Europa, atëherë unë do të vazhdoj me mjetet që falë zotit as Sigurimi i Shtetit, dhe askush tjetër nuk mund të na pengojë për të komunikuar me qytetarët”, tha Basha, duke paralajmëruar se fjalimin e tij do ta vazhdonte live në rrjetet sociale.

Ruçi tha se “nuk është në dorën time që të zgjedh dhe të marr, në dorën time është të zbatoj rregulloren e parlamentit” dhe ndërpreu seancën.

Basha tha se gjithçka sa është publikuar deri më tani në lidhje me “skandalin Xhafaj” është vetëm maja e Ajsbergut. “Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë gjë akoma”, tha Basha duke mbyllur fjalën e tij në Facebook. /tvklan.al/

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publicado por Partia Demokratike e Shqipërisë em Quinta-feira, 17 de maio de 2018

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.