Home Aktualitet VIDEO/ Tentuan të përdhunojnë 13-vjeçaren, flet babai i njerit prej të rinjve:...

VIDEO/ Tentuan të përdhunojnë 13-vjeçaren, flet babai i njerit prej të rinjve: I ngriten kurthi djalit

0

FIER – Kanë mbërritur mesditën e sotme në gjykatën e Fierit, tre djemtë që tentuan të përdhunojnë 13-vjeçaren në një shtëpi të pandërtuar.

Por vajza e mitur ka arritur të shpëtojë nga duart e pengmarrësve të cilët janë arrestuar më pas nga policia.

Tre të arrestuarit janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Të afërm të Çalamenit thonë se djali i tyre është i pafajshëm. Ndërsa babai i Marjusit, Izeti, tha në gjykatë se djali ka qenë në punë.

“Djali im ka qenë në punë, i kanë marrë biçikletën dhe i kanë thënë hajde mere pikërisht pranë shtëpisë ku ishin dy djemtë e tjerë dhe vajza. Ka dëshmitarë që djali im ka qenë në punë. Është ngritur fshati për të folur se djali im nuk ka lidhje me ngjarjen,” tha i ati i 24-vjeçarit në Gjykatën e Fierit.

Ngjarja

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here