Home Bota VIDEO, tmerri: Rryma e ujit merr taksinë, vdes çifti në Majorka

VIDEO, tmerri: Rryma e ujit merr taksinë, vdes çifti në Majorka

0

Të paktën 5 persona kanë vdekur pasi përmbytjet përfshinë ishullin spanjoll të Majorca gjatë natës. Në mesin e të vdekurve ishte një çift britanik që u gjetën të vdekur brenda një taksie.

Ata po udhëtonin me automjet nëpër qytetin e Sant Llorenc des Cardassar rreth orës 8 të mbrëmjes së të martës kur një lumë aty afër doli nga shtrati dhe ‘rrëmbeu’ automjetin.

Gjithashtu shoferi i taksisë është në mes personave të zhdukur. Taksisti punonte për Radio Taxi Cala Millor, që konfirmoi dy vdekjet dhe zhdukjen e shoferit.

Një zëdhënëse e shërbimeve emergjente tha: “Pesë vetë duke përfshirë dy shtetas britanikë kanë vdekur.Viktimat britanike po udhëtonin në një taksi që u ‘rrëmbye’ nga përmbytjet e mëdha. Trupat e tyre u gjetën brenda automjetit.” Ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.