Home Bota VIDEO/ Trump njofton reduktimin e taksave për biznesin e vogël

VIDEO/ Trump njofton reduktimin e taksave për biznesin e vogël

0

Presidenti amerikan Donald Trump në një tryezë të rrumbullakët të zhvilluar në Florida ka diskutuar mbi reduktimin e taksave për biznesin e vogël, që llogariten në 1.5 trilionë dollarë.

Trump ka folur për shkurtimin e taksave për bizneset në kuadër të reformës së paralajmëruar pak muaj më parë.

Presidenti shpalli planin për rishikim tatimor, ku ai tha se punëtorëve për shkak të shkurtimeve tatimore gjithëpërfshirëse do t’i mbeten më shumë para nga ato që fitojnë.

Administrata Trump ka propozuar reduktimin e taksave me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike.

Ky është reduktimi më i madh i taksave në histori.

Sipas planit Trump, do të ketë një reduktim masiv taksash për bizneset, një reformë gjigante të taksave dhe thjeshtim të tyre.

Siç ka thënë presidenti gjatë fushatës, taksat për bizneset do të ulen në 15 për qind.

Sipas ligjit në SHBA, për të ardhurat e tatueshme zbatohej tatimi progresiv me 7 niveleve tatimore. Por sipas paketës së presidentit Trump ka një reduktim në 3 nivele prej 12%, 25% dhe 35%.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.