Home Kryesore VIDEO/ Vizita në Itali, Meta dhe Majko këndojnë sëbashku

VIDEO/ Vizita në Itali, Meta dhe Majko këndojnë sëbashku

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella vizitoi Kolegjin “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona ku u pritën ngrohtësisht dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.

Meta në këtë vizitë është shoqëruar nga Minsitri për Diasporën, Pandeli Majko, ku sëbashku kanë kënduar dhe këngë arbëreshe.

Takimi

Presidenti Meta gjatë takimit me Sergio Mattarellën, pas ceremonisë solemne, zhvilluan një takim kokë më kokë, ku biseduan për lidhjet e vjetra historike dhe të miqësisë, mbi partneritetin strategjik si dhe thellimin e bashkëunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë, dhe më pas iu drejtuan të pranishmëve në sallën e teatrit të Kolegjit.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta, me të tjerash theksoi se Shën Mitër Korona dhe Kolegji i “Shën Adrianit” është djepi i arsimit dhe kulturës arbëreshë, ku ka dhënë mësim De Rada, dhe njëri prej studentëve ka qenë Luigj Gurakuqi, figura frymëzues dhe kontribuuese të Rilindjes sonë Komëbtare dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, komuniteti arbëresh krijoi dhe mbajti gjallë identitetin e vet kombëtar, i cili edhe sot pas 550 vitesh ruan me dashuri e fanatizëm gjuhën, kostumet, ritet, traditat dhe besimin.

Ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar të arbëreshëve është një simbiozë unikale me integrimin e plotë të tyre me kulturën dhe shoqërinë italiane.” – vuri në duke Presidenti Meta.

“Ne u jemi mirënjohës pafundësisht arbëreshëve për kontributin e çmuar që kanë dhënë për kombin tonë: përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndër shekuj.

Skënderbeu na bashkon të gjithëve ne shqiptarëve kudo në botë! Prandaj ne u jemi mirënjohës motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë që e ruajtën këtë figurë të lavdishme dhe bëmat e tij.

Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij patën folur gjashtëqind vjet më parë.

Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe trashëgiminë botërore.

Është në interesin e dy popujve dhe vendeve tona të promovojmë këtë komunitet të vjetër e me vlera unikale si pjesë e pandashme e trashëgimisë historike shqiptare, italiane dhe europiane.” – u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës vlerësoi Kolegjin “Shën Adrianit” me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e çmuar akademike, për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës arbëreshe, duke u kthyer në një vatër të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë, të edukimit e formimit të të rinjve arbëresh.

Me mirënjohje për kontributin e veçantë në forcimin e lidhjeve, veçanërisht kulturore, midis Shqipërisë dhe Italisë”.

Presidenti Meta dhe Presidenti italian Mattarella përuruan pllakatën kushtuar Heroit tonë Kombëtar, në të cilën janë gdhendur fjalët: “në 550-vjetorin e përkujtimit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.”

VIDEO/ Meta dhe Mattarella vizitë historike tek Arbëreshët

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Kolegjin e Shën Adrianit ne Shën Miter Korona, i shoqëruar nga Presidenti i Itali, Mattarella. Kjo është një vizitë historike e para e dy presidentëve së bashku të arbëreshët.

LIVE – Me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona.

Posted by Ilir Meta on Wednesday, November 7, 2018

Duke qenë një vizitë e veçantë, edhe vëmendje nga mediat italiane ka qenë e madhe. Po ashtu mësohet se Arbëreshë nga gjithë Italia janë mbledhur në Kalabri.
“Pritja e ngrohte e vëllazërore e arbëreshëve për Presidentin Meta ne Kolegjin e Shën Adrianit ne Shën Miter Korone ku merr pjese dhe Presidenti italian Mattarella”, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit të Presidentit.

Meta emocionohet në Kalabri: Arbëreshët, krenaria e kombit (FOTOT)

“Shumë i emocionuar nga pritja tepër e ngrohtë dhe vëllazërore e arbëreshëve në Lungro të Kalabrisë. Arbëreshët janë krenaria e kombit tonë”. Keshtu eshte shprehur presidenti Ilir Meta pas vizites se bere ne Lungro.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri u takua me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

Gjatë takimit të ngrohtë që zhvilloi me udhëheqësit fetarë të Eparhias së Ungrës, Presidenti Meta mirëpriti me kënaqësi propozimin e tyre për krijimin e një Këshilli që do të punojë për ruajtjen e zakoneve, tipareve dhe riteve identitare arbëreshe, duke premtuar mbështetjen personale e institucionale, sidomos në këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Arbëreshët janë një pasuri e vyer, madje edhe ndërkombëtare, sepse ata ruajtën të paprekur zakonet, ritet, traditat, kulturën dhe gjuhën e kohës së madhe historike të Arbërit. Pa arbëreshët nuk do të kishte Rilindje Kombëtare shqiptare, madje as Shqipëria, dhe as Kosova nuk do të ekzistonin sot e kësaj dite.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Më pas Kreu i Shtetit mori pjesë në meshën e shenjtë përkujtimore të mbajtur në Katedralen e Lungros për nder dhe në kujtim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke iu drejtuar besimtarëve dhe të pranishmëve të shumtë, ai theksoi se: “Është një nder i jashtëzakonshëm të marr pjesë në këtë meshë përshpirtjeje dhe bekimit të kujtimit e frymës së Gjergj Kastriotit, i cili jo vetëm përcaktoi identitetin europian të shqiptarëve, por ishte dhe do të jetë shqiptari më i gjallë ndër të gjithë shqiptarët.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu jo vetëm i bashkoi shqiptarët, por me të krenohej mbarë Europa. Ai i frymëzoi shqiptarët gjatë Rilindjes Kombëtare për të kurorëzuar shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912. Me shembullin e frymën e tij, shqiptarët u ndjenë edhe më europianë.” – nënvizoi Presidenti Meta.

Gjatë kësaj meshe të përshpirtshme Presidenti i Republikës vlerësoi Imzot Donato Oliverio me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Me mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar dhe të pakursyer në mbështetje të bashkësisë arbëreshe në Itali. Për përpjekjet e tij të pareshtura në ruajtje dhe përcjellje të riteve dhe të traditave kishtare në gjuhën arbëreshe”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.