Vidhnin bagazhet e pasagjerëve, arrestohen 2 punonjës të Rinasit

0

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, shtetasit me iniciale D.M., 22 vjeç dhe E. Rr., 24 vjeç, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në bashkëpunim”. Dy të ndaluarit dyshohen për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, për arsye se gjatë kontrollit fizik të ushtruar pas denoncimit të shtetasit H.E., forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e konsiderueshme prej 4550 eurosh.

Në kuadër të finalizimit të operacion policor të koduar “Bagazhi i fundit”, do të procedohen në gjendje të lirë edhe dy punonjësit e tjerë, shtetasit e moshës 27-vjeçare, A. E. dhe R.H., 27 vjeç. Sipas informacioneve paraprake të komunikuara nga Policia, dyshohet se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë, janë autorë edhe në disa raste të mëparshme vjedhjeje pasurie.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.