Home Kultura Vjen së shpejti në kinematë italiane, filmi kushtuar Papa Françeskut

Vjen së shpejti në kinematë italiane, filmi kushtuar Papa Françeskut

0

Në kinematë italiane nga data 18 maj, do të nisë transmetimi i filmit kushtuar Papa Françeskut.
Filmi dokumentar, vjen nën regjinë e Wim Wenders, e titullohet “”Papa Francesco, un uomo di parola”.

Ai flet për vizionin e Papës për Kishën dhe shqetësimin e tij të thellë për të varfrit, angazhimin e tij ndaj çështjeve mjedisore dhe drejtësinë sociale; thirrjen e tij për paqe në fushat e shënuara nga konflikti dhe për paqe dhe dialog mes feve të ndryshme.

Në këtë film janë trajtuar skena dhe ide të Papës, puna e tij e reformës dhe përgjigjet për sfidat globale në botë si: vdekja, drejtësia sociale, emigrimi, pabarazia, materializmi dhe roli i familjes.

Teknika e drejtpërdrejtë e kamerës së filmit i jep mundësi shikuesit, të krijojë një dialog ballë për ballë mes tij dhe Papës, në kuptimin e mirëfilltë. Duke marrë pyetjet e njerëzve në vende të ndryshme dhe në faza të ndryshme të jetës, Papa Françesku përgjigjet për fermerët dhe punëtorët, refugjatët, fëmijët dhe të moshuarit, ata që janë në burg dhe ata që jetojnë në favelas, lagjet e të varfërve, ose në kampet e refugjatëve.

Të gjitha këto zëra dhe të gjitha këto fytyra përfaqësojnë një seksion ndër-njerëzor që është i bashkuar në një dialog me Papa Françeskun. /ata/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here