Voltana Ademi takon ambasadorin Italian: Gjetëm vëmendjen e tij për funksionimin normal të sistemit demokratik

0

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka bërë pubike ne faqen e saj në facebook lajmin e takimit që ka zhvilluar më ambasadorin Italian në Tiranë. Në këtë takim kanë qenë edhe Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz.

“Zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike”, shkruna ajo në shenimin e saj.

Ja postimi i plotë i Voltana Ademit:

Falenderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore.

Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike.

Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti.

#FaleminderitAmbasadorCutillo

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.