Home Aktualitet Vranë babë e bijë në Korçë, arrestohen autorët (EMRAT)

Vranë babë e bijë në Korçë, arrestohen autorët (EMRAT)

0

Lidhur me aksidentin që i mori jetën babë e bijë në unazën e qytetit të Korçës, policia njofton se janë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve që shkaktuan përplasjen fatale.

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë dy shtetasit:

Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe

Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volksëagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.