Home Bota Vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat e mitura, ja vendimi i gjykatës….

Vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat e mitura, ja vendimi i gjykatës….

0

Një burrë nga Kolorado është shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij shtatzënë dhe dy vajzave. Avokati i qarkut pranoi të heqë dënimin me vdekje në këmbim që Chris Ëatts të pranojë nëntë akuzat kundër tij si pjesë e një marrdheshje të fajësisë. Shanann Ëatts, e cila ishte 15 javëshe shtatzënë dhe dy vajzat Celeste, 3 vjeçe dhe Bella, 4 vjeçe, u raportuan të humbura në gusht.

Trupat e fëmijëve u gjetën në një cisternë nafte afër varrit të cekët të nënës së tyre 34-vjeçare. Ëatts u akuzua zyrtarisht për vrasje, dëmtimin e trupave të vdekur dhe ndërprerje të paligjshme të shtatzanisë. Më parë ai pohoi se pasi i kishte thënë bashkëshortes se kishte një lidhje jashtëmartesore, ajo vrau një nga fëmijët e tyre dhe po përpiqej të vriste tjetrën kur Ëatts e sulmoi.

Babai vrasës mund të përballet me 3 dënime të përjetshme në një seancë dëgjimi të planifikuar për në 19 nëntor. Pas zhdukjes së gruas dhe fëmijëve, Ëatts doli në media duke thënë: “Unë shpresoj se ajo është diku e sigurt tani dhe me fëmijët.” Por më pak se 24 orë më vonë, policia njoftoi se ai ishte arrestuar.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.