Home Sport Wenger: Jam i shqetësuar që po ikin tifozët

Wenger: Jam i shqetësuar që po ikin tifozët

0

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i shqetësuar nga rënia e shikueshmërisë në stadiumin “Emirates”, por është optimist se skuadra e tij do të bëjë çdo gjë për të kthyer tifozët.

Mediumet britanike kanë raportuar për disa mijëra ulëse të zbrazëta në stadiumin e Arsenalit të dielën në fitoren 3:0 që Arsenali e shënoi ndaj Watford-it në Premier League, ndonëse klubi londinez ka shitur 59.131 bileta, që është jo shumë larg kapacitetit total prej 59.867 ulëseve.

Stadiumi ishte dukshëm më i zbrazët në humbjen 3:0 në ligë nga Manchester City më herët këtë muaj, ndonëse edhe i ftohti i madh kishte mbajtur tifozët larg stadiumit për atë ndeshje.Wenger pranon se ulëset e zbrazëta janë shqetësim…

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here