Home Aktualitet Xhaçka në Ministerialin e NATO-s, takon Stoltenberg

Xhaçka në Ministerialin e NATO-s, takon Stoltenberg

0

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka merr pjesë në ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes, të vendeve anëtare të NATO. Në ditën e parë të Ministerialit, Ministrja Xhaçka është pritur në takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

“Informova Stoltenberg mbi angazhimin tonë për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024. Temë e diskutimit me Stoltenberg ishin edhe misionet paqeruajtëse si edhe emergjencat civile”

Stoltenberg shprehur vlerësim maksimal përfaqësimit të Shqipërisë në misionet e NATO.

“Përkushtimi dhe profesionalizimi i ushtarakëve shqiptarë, vlerë e madhe”, tha kreu i NATO-s. Ministeriali i Brukselit i paraprin përgatitjeve për Samitin e krerëve të shteteve në Korrik në Bruksel.

Xhacka Stoltenberg (1)

Xhacka Stoltenberg (3)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.