Xhaka: Nuk jam penduar që zgjidha Shqipërinë para Kosovës

0

Taulant Xhaka nuk është penduar që ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë dhe nuk priti edhe pak që të vishte fanellën e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në një intervistë të dhënë për “Blick”.

“Jo, nuk jam penduar. Por më vjen mirë për Kosovën. Ata po kalojnë një periudhë të mirë, atje kanë shumë eufori dhe ekipi ka shumë talent”, ishte përgjigja e Xhakës i cili ka pranuar se në Botëror ka qenë një tifoz i zjarrtë i Zvicrës. “Kryqëzoja gishtat dhe prisja paraqitjet e mira ndaj Brazilit dhe Serbisë. Pastaj ekipi dukej pak i lodhur ndaj Suedisë. Festimi me shqiponjë? Aq shumë është folur për të sa që nuk dua që të rihap si diskutim”, tha mesfushori i përfaqësueses shqiptare.

Në një intervistë ku ka treguar se ndoshta mund të kthehet të luajë qendërmbrojtës, ai ka pranuar se ka si objektiv që të vazhdojë te Bazeli gjatë gjithë karrierës së tij, e pse jo, të thyejë rekordin prej 452 ndeshjesh të Çekaronit me këtë klub.

“Dua të mbyll karrierën te Bazeli dhe nuk kam pse të dal detyrimisht të luaj jashtë Zvicrës. Bazeli është klubi i zemrës time, këtu jam në shtëpi, këtu ndjehem mirë. Unë edhe mendoj të mbetem pjesë e klubit pasi të mbyll karrierën time. 30 ndeshje në 7 vitet e ardhshme për rekordin e Çekeronit? Nuk është e pamundur, jam vetëm 27 vjeç. Të bëhesha rekordmeni i Bazelit do të ishte një ëndërr që bëhet realitet për mua”, tregoi Xhaka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.