Home Sport Ylli i Kombëtares këput ligamentin e gjurit

Ylli i Kombëtares këput ligamentin e gjurit

0

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen e fundjavës në Bundesliga

Kombëtarja shqiptare dhe Freiburg kanë marrë një goditje të madhe. Mesfushori Amir Abrashi në ndeshjen ndaj Hertah Berlinit ka këputur ligamentin e gjurit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra gjermane, e cila njofton se lojtari do të operohet.

“Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave ka zbuluar dëmtimin e tij. Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky është një lajm i keq edhe për Kombëtaren Shqiptare, që nuk mund të llogarit në shërbimet e tij për ndeshjet miqësore të marsit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here