Zagani e Nuhu, ish-ministri: Rilindja ndëshkon denoncuesit

0

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani akuzon maxhorancën se po ndëshkon denoncuesit e një krimi. Ai heq vija paralele mes Dritan Zaganit dhe Emiljano Nuhut dhe thotë se në të dy rastet Rilindja po përdor të njëjtën metodë e teknologji.
Por sipas Manjani përvoja tregon se oficerët që denoncojnë kanë të drejtë.

STATUSI I MANJANIT
Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror!
Në të dy rastet Rilindja ndëshkon denoncuesit, me të njëjtën metodë e teknologji. Madje edhe me të njëjtat fjalë: “e bëjnë për azil”… Përtojnë të shkruajnë, thjesht ndryshojnë emrat e deklaratave të mëparshme!
Kulmi!
Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë…
Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit që sillet si pushtues!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.