Home Aktualitet Zbulohen autorët e atentatit në Vlorë

Zbulohen autorët e atentatit në Vlorë

0

Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë autorët e autorët e plagosje së ndodhur në Vlorë një ditë më parë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Eraldo.L. (D)., kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje.

Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve: N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe. Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ”Porsche” e ”Range Rover”.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo.L.(D), të parashikuar nga nenet 88 e 25, 278/1 dhe 283 të Kodit Penal.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.