Home Kultura Zbulohen kandidatët e parë për drejtor të Teatrit Kombëtar

Zbulohen kandidatët e parë për drejtor të Teatrit Kombëtar

0

Dy vendimet e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro kanë ‘rebeluar’ artistët të cilët nuk pranojnë që Teatri Kombëtar të zhvendoset pranë sallës ‘Turbina’.

Por jo vetëm kaq, ata janë edhe kundër ndryshimeve të ligjit për Artin dhe Kulturën, sipas tyre centralizon vendimet në këtë fushë në dorën e qeverisë.

Në lidhje me këto shqetësime, disa artistë të njohur të skenës shqiptare, ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan, të cilët theksuan se nuk do të pranojnë këto dy lëvizje të ministres së Kulturës.

Në vazhdën e këtij debati, në studio u zbuluan edhe emrat e parë të dy pretendentëve për drejtor të Teatrit Kombëtar. Ata janë aktorët Ema Andrea dhe Genci Fuga, të cilët ishin të gatshëm për të garuar për vendin që mban sot Hervin Çuli.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.