Zëdhënësi i Presidentit, Blushi: Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

445

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar menjëherë pasi ambasada amerikane në Tiranë kërkoi që situata në Gjykatën Kushtetuese të zgjidhet me një opinion të Komisionit të Venecias, teksa thekson se “ka ikur koha e sundimit të ambasadave, tani është koha e sundimit të shtetit ligjor si në çdo vend demokratik. Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar.”

Reagimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.