Home Sport Zgjedhjet e FSHF-së nuk janë mbyllur ende, Bashkim Fino dërgon Dukën në...

Zgjedhjet e FSHF-së nuk janë mbyllur ende, Bashkim Fino dërgon Dukën në CAS

0

Më 7 shkurt, fitues i zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së u shpall Armand Duka i cili fitoi garën përballë Bashkim Finos.

Ky i fundit, mori vetëm 24 vota nga 65 të vlefshme dhe doli i humbur, por menjëherë me përfundimin e zgjedhjeve, nuk e pranoi rezultatin, duke thënë se do e kalojë në gjykatë këtë vendim.

Garuesi Fino jo vetëm që këtë çështje e ka deleguar në gjykatat shqiptare, por ai ka marrë vendimin që t’i shkojë deri në përfundim këtij procesi.

CAS, institucioni më i lartë i gjykimit në sport që do të rishohë këtë proces dhe do të japë përfundimin.

Mendohet se arsyeja kryesore për nisjen e këtij procesi gjyqësor janë shoqatat, të cilat kanë votuar edhe pse nuk janë regjistruar dhe pranuar për të votuar.

Ky proces është quajtur i jashtëligjshëm nga Fino, i cili nuk e ka lënë me kaq dhe ka ndërmarrë hapin final, dërgimin e këtij problemi në CAS.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.