Home Bota Zhduket pa lënë gjurmë shefi i Interpolit

Zhduket pa lënë gjurmë shefi i Interpolit

0

Meng Hongwei, kreu kinez i agjencisë së Interpol është zhdukur pa lënë gjurmë prej një jave. Familja e tij thotë se nuk asnjë lajm nga ai pasi Meng Hongwei u largua nga selia e Interpol në qytetin e Lionit në Francë për të udhëtuar drejt Kinës.

“Ai nuk u zhduk në Francë”, tha për AFP një hetues i policisë franceze. Në Francë ka nisur një hetim për këtë çështje, pasi bashkëshortja e kreut të Interpol raportoi në polici se burri i saj është zhdukur.

Meng Hongwei u zgjodh President i Interpolit para dy vitesh. Ai është një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë. Para se të merrte detyrën në Interpol, Meng ka qenë zv/ministër për sigurinë publike në Kinë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.