Home Sport Zidane: Rivalët janë forcuar, por ne s’kemi nevojë

Zidane: Rivalët janë forcuar, por ne s’kemi nevojë

0

Real Madridi e ka nisur shumë keq sezonin 2017/18 çka ka bërë që tani të jetë 16 pikë prapa Barcelonës në La Liga, që tashmë konsiderohet betejë e humbur gara për titull.

Por, pavarësisht formës aspak të mirë, Zinedine Zidane insiston se Los Blancos nuk kanë nevojë për lojtarë, të paktën jo në janar.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimeve të mëdha gjatë verës.

“E kuptoj se njerëzit janë të befasuar që rivalët po transferojnë lojtarë dhe ne jo. Por, unë kam lojtarë që janë shumë të mirë dhe nuk shoh asnjë në treg që mund të ndryshojë diçka apo ta përmirësojë skuadrën. Në qershor po, por jo tani”, deklaroi Zidane.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.