Home Politike Zv/kryeministrja: Shkodra ka më shumë të majtë se të djathtë

Zv/kryeministrja: Shkodra ka më shumë të majtë se të djathtë

0

Shkaktoi jo pak habi emërimi në postin e zëvendëskryeministres të Senida Mesit nga kryeministri Edi Rama, pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Edhe pse nuk ishte një figurë e njohur publike, Rama vendosi që ta bëjë numrin 2 të qeverisë ekonomiste nga Shkodra.

Promovimi i saj duket se nuk ka qenë një gjë e rastësishme nga Rama, dhe në media u përfol se ajo do të kandidonte për zgjedhjet vendor në Shkodër që do të mbahen vitin tjetër.

Në një intervistë për gazetën Dita, Mesi ka folur për ngjyrimin politik të Shkodrës, ku ka habitur jo pak me deklaratën e saj.

Mesi është shprehur se Shkodra ka më shumë të majtë se të djathë, duke shtuar se PS duhet të punojë që të majtët të dalin në votime.

Deklaratë kjo e bujshme, duke u bazuar në rezultatin e disa zgjedhjeve, ku PD që kur është krijuar pluralizmi, ka dalë forcë e parë.

“Në fakt, gjatë fushatës në verë 2017, kam kuptuar që Shkodra ka më shumë të majtë se të djathtë (qesh), votojnë mesatarisht më pak se gjysma e votuesve dhe ndaj mendoj që duhet të bindim të majtët që të shkojnë për të votuar të majtët, me pak punë edhe të djathtët.

Sigurisht që bindja kërkon fakte dhe argumente, përmes veprimeve konkrete në interes të qytetarëve dhe biznesit, pra me arritje konkrete dhe me angazhim për të punuar më shumë.”, është shprehur Mesi në intervistën e dhënë për Gazetën Dita.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here