ZYRTARE/ Juventus pa Sarrin në dy ndeshjet e para në Seria A

Duhet pritur mesi i muajt shtator në “Artemio Franchi” për të parë debutimin zyrtar të Maurizio Sarrit në krye të Juventusit. Strategu i njohur është prekur nga pneumonia. Klubi bardhezi ka njoftuar se janë marrë përgjigje pozitive nga analiza mjekësore, por për të arritur një rikuperim të plotë ai nuk do të jetë në pankinë për ndeshjet ndaj Parmës dhe Napolit.

Ish-trajneri i Chelsea-t ka qenë në qendrën stërvitore për të bashkërenduar punën e stafit për ndeshjen e parë në “Tardini”. Giovanni Martuscello do të udhëheq “Zonjën e Vjetër” në dy ndeshjet e para të këtij sezoni. /Koha Jone/

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.