​Vetëvendosje nis peticionin për zgjedhje të reja

0 42

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka nisur peticionin me kërkesën e vetme për zgjedhje të reja. Në njoftimin e kësaj partie, thuhet se Kosova ka nevojë të menjëhershme për zgjedhje, që të zgjidhet kriza politike dhe të përcaktohet rruga që do të marrë vendi “drejt ndryshimit dhe çlirimit prej korrupsionit, apo drejt rikthimit të të korruptuarve”.

”Me këtë peticion ne, qytetarët e Kosovës, duke vendosur nënshkrimin dhe numrin e letërnjoftimit, bëjmë të ditur se duam zgjedhje, e se vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet ka legjitimitet për të qeverisur”. Po ashtu në tekstin e peticionit jepen edhe arsyet se pse duhet të shkojë vendi në zgjedhje, teksa thuhet se të dhënat personale të çdo qytetari do të ruhen në pajtim me ligjin.

”Veprimet në Kuvendin e Kosovës në 25 mars 2020 treguan se partitë e vjetra, PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe, janë bërë bashkë kundër votës së qytetarëve. Ata nuk mundën ta durojnë një shtet të drejtë, që i largon të korruptuarit dhe nuk merr rroga të larta për vete, por i çon paratë në ndihmë të popullit, të ekonomisë e shëndetësisë. Ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 28 maj 2020, tregon se sa i kapur prej partive të vjetra është shteti e drejtësia. Aty ku kriminelët janë mbi gjykatat, të vetmit që ndëshkohen janë qytetarët. Të dhënat e personale të çdo qytetarit të Republikës së Kosovës që nënshkruan këtë peticion, garantojmë që do të ruhen në pajtim me LIGJIN NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.