​Vjosa Osmani: Familja ime politike nuk do të jetë asnjëherë Hashim Thaçi

0 1,604

E njohur për qëndrimet e saja, kryetarja ende në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se familja e saj politike asnjëherë nuk ka qenë e as do të jetë Presidenti Hashim Thaçi. Për këtë të fundit tha se ia siguroi votën e 61-të sot qeverisë Hoti, bashkëpartiakut të saj.

“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”.

Osmani nuk ka kryesuar sot seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, ndërkohë që nuk është përgjigjur nëse do të jetë kryetare e kuvendit të Kosovës

”Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”. Qeveria e re e cila do të këtë për kryeministër Avdullah Hotin është votuar sot me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.