10 mijë euro për në SHBA/ Policët që duhet t’i kontrollonin i ”hapnin rrugët”

0 364

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin i cili u finalizua me 24 të proceduar. Personat e proceduar kryenin transportin e qytetarëve drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë kundrejt një shume prej 5000-10.000 euro. Po si funksiononte ky grup?

Bëhet me dije se përdoreshin identiteti i personave amerikanë të cilët në kartën e identitetit, vizën, apo pasaportën e falsifikuar modifikohej duke vendosur foton e qytetarëve shqiptarë. Për gjetjen e identiteteve përshtatej mosha, ngjashmëria dhe pa dyshim edhe gjinia. Pagesa kryehej fillimisht me paradhënie dhe më pas pjesa e mbetur jepej pasi personat arrinin në destinacionin final për ku ishin nisur.

Mësohet se pjesë e kësaj skeme ishin të përfshirë edhe dy policë, Besjan Mustafa dhe Behar Ismailaj, ku mësohet se ato kishin për detyrë që të kontrollonin në kufi qytetarët, por pas informacioneve të marra, dy policët nuk i kontrollonin shtetasit shqiptar.

Të arrestuar

Bukurije Ahmetaj
Elvis Ahmetaj
Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popega)
Elvis alias Fatmir Qema
Klajdi Llika
Eduart Haxhiu
Altin Memaj
Blerim Coka
Admir Spahia
Azem Tanushi
Xhelil Dautaj
Mark Gjinaj (Gjini)
Juxhin Tirana
Ilir Ferhati
Gëzim Gjona

Arrest shtëpie

Besjan Mustafa
Behar Ismailaj
Arjan Koldashi
Arselda Memaj
Besnike Tufa
Ervilma Bezati
Gëzim Breza

Detyrim paraqitje

Drita Sadriaj
Aida Cenaj

Këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjofimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.