10 milion të infektuar me Covid në Gjermani, rekord rastesh të reja ditore

0 188

Varianti Omicron ka shënuar një rritje të rasteve të reja me Covid në të gjithë botën. Në raportin e fundit Gjermania ka konfirmuar se këtë të mërkurë ka shënuar dhe rekordin e rasteve të reja me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë konfirmuar të infektuar me Covid 208 498 raste të reja duke e çur në mbi 10 milion numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Shkak për një rekord të tillë të rasteve të reja ditore në Gjermani është bërë përhapja e Omicron.

Ndërkohë si pasojë e infektimeve, në orët e fundit rreth 196 persona kanë përfunduar me komplikacione me Covid, me të cilat numri total i të vdekurve nga sëmundja ka shkuar në 118.170.

Ministri i Shëndetësisë Carl Lauterbach vlerëson se vala e pandemisë e shkaktuar nga Omicron do të arrijë kulmin në mes të shkurtit dhe do të shkaktojë 400,000 raste të reja në një ditë para se të fillojnë të bien.

Leave A Reply

Your email address will not be published.