“10 pyetje që kërkojnë përgjigje”, Qafoku tregon ankthet që na presin në vjeshtë

0 311

Koha që po jetojmë është një nga më të vështirat. Gazetari e analisti Roland Qafoku, në një lidhje direkte me studion e Ditari në A2 tregoi problematikat që e presin vendin tonë në vjeshtë. Qafoku ka folur për pandeminë e rrezikshme për të cilën u shpreh se vjeshta do jetë vendimtare pasi siç thekson ai të gjithë ekspertët nuk janë të qartë në reduktimin apo shtimin e pandemisë. Sipas tij Shqipëria ende nuk është e përgatitur se si do shkojë sistemi shëndetësor.

“Secili mund të bëjë një listë të vetën për këto por unë mendoj se 10 janë ato më kryesoret dhe i gjithë rruzulli rrotullohet rreth pandemisë. Vjeshta do jetë vendimtare për të gjitha këto që kam përcaktuar. Të gjithë ekspertët nuk ka një që të jetë i qartë dhe vjeshta do jetë vendimtare në reduktimin apo shtimin e pandemisë. Shqipëria ende nuk është e përgatitur. Si do shkojë sistemi shëndetësor shqiptar. Ne jemi dëshmitar të çdo dite se si Ministria e Shëndetësisë po jep të dhënat në kushtet e Shqipërisë”.

Sipas tij, Shqipëria nuk do të jetë nga vendet e para që do të sigurojë vaksinën. “Nuk besoj se do të jemi nga vendet e para që do të sigurojmë vaksinën. Jam i sigurt që qeveria do të bëjë përpjekjet e veta, por nëse do të jemi nga vendet e fundit që do të kemi akses në vaksinë, do ta kemi të vështirë”.

Qafoku nënvizoi edhe problematikën e arsimit. ”Sot nuk kemi ende datë se kur do të nisë mësimi. Ministrja e Arsimit del dhe thotë se nuk e di se çfarë do të bëhet. Duhet të kishte një plan A, B dhe C. Nëse nuk punon me plane, situata do të bëhet edhe më e rëndë”.

Në lidhje me ekonominë, Qafoku theksoi se “jemi të paqartë se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, pasi mund të kthehet karantina. Shifrat ditore janë të larta dhe karantina është opsion. Ekonomia jonë do të rrënohet në këtë rast”.

Ai foli edhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. ”Në këto momente, shqiptarëve nuk u intereson nëse Shqipërisë i hapen apo jo negociatat. Shqiptarët e kanë mendjen te ekonomia dhe pandemia. Qeveritë kanë fajet e veta, si të majta dhe të djathta, por edhe Bashkimi Evropian e ka zvarritur vendin tonë. BE-ja ka “përkëdhelur” Serbinë edhe pse serbët e pranojnë se aleat kryesor kanë Rusinë. Shqipërisë i nxirren kleçka”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.