100% hapje të listave/ PD-LSI: Gjiknuri na kërkoi 28 firma. Rama do ndalimin e koalicioneve

0 401

Opozita e Bashkuar, në mbledhjen e kësaj të premteje në Këshillin Politik, shkoi me nismën për hapje 100% të listave por nuk është mbështet nga PS-ja. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili tha se Gjiknuri propozoi që Opozita e Bashkuar të mbledh 28 firma për këtë nismë.

Sipas Vasilit, PS-ja nuk e ka hallin tek hapja e listave dhe sipas tij, kërkojnë vetëm të ndalojnë koalicionet. ”Ne jemi dakord që të hapim listat. Për tu dhënë një detaj më shumë, se Gjiknuri na kërkoi ne që të gjenin 28 firma deputetësh për ta dërguar nismën në Kuvend”.

Kurse përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh se nisma e opozitës është shumë e qartë që kërkon lista të hapura dhe të mos preken koalicionet dhe mënyra e shpërndarjes së mandateve.

”Sot ne kemi depozituar një nismë të qartë. Qëndrimi ynë është shumë i qartë nëse listat do hapen, ato do hapen 100%, por me kusht që të mos ndryshojë formula e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve. Edi Rama hapjen e listave e ka vetëm për të hequr koalicionet. Edi Rama u hap listat, por u mbyll të drejtën që të japin votën për një parti të caktuar. Rama kërkon që të ndryshojë rregullat e garës, ne kërkuam qëndrimin politik nga përfaqësuesi i maxhorancës, por ai refuzoi ta bënte këtë gjë. Ne i dhamë dhe modelet në Europë dhe refuzuan sërish që të jepnin qëndrimin e tyre. Modeli i koalicioneve si në Shqipëri, përdoret në Danimarke, Itali, Estoni, Greqi etj. Por Edi Rama kërkon të vrasë të drejtën e partive politike për tu bashkuar në liri të plotë. Ne presim nga maxhoranca që të reflektojë dhe kjo çështje i takon Këshillit Politik. Ne jemi gati në çdo kohë për diskutime”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.