11 muaj në stol, Kombëtarja cakton miqësoren me Armeninë

0 5

Pas një pauze shumë të gjatë, kuqezinjtë do të zbresin në fushë. Më datë 7 tetor Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë. FSHF-ja përmes një deklarate për shtyp, njofton se është gjetur marrëveshja që kjo sfidë të luhet dhe do të jetë e para pas një periudhë shumë të gjatë, saktësisht pas 11 muajsh, pasi ndeshja e fundit ka qenë në Arenën Kombëtare kundër Francës më 17 nëntor. Edhe pse zyrtarisht është me kontratë të përfunduar trajner do të jetë Edy Reja, pasi si FSHF dhe italiani e kanë pranuar publikisht se kanë rënë dakord për rinovimin. Deri në këtë datë shpresohet që ndeshja të luhet me tifozë.

Njoftimi i FSHF-së:

FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshje miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur tashmë një marrëveshje me Federatën Armene të Futbollit, që kjo ndeshje të luhet në kryeqytetin armen, Jerevan.

Shqipëria dhe Armenia janë përballur 5 herë në ndeshje zyrtare dhe miqësore në historinë e tyre. Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve është luajtur më 9 nëntor 1996 në Tiranë dhe ka përfunduar në barazim 1-1. Sfida ishte e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Francë 1998”. Takimi i kthimit është luajtur më 6 shtator 1997 në Jerevan dhe u mbyll me fitoren 3-0 për Armeninë.

Shqipëria dhe Armenia u përballën për të tretën herë në një miqësore të luajtur më 14 gusht 2013 në Tiranë, me kuqezinjtë që fituan me rezultatin 2-0.

Gjthashtu, dy përfaqësueset ishin në një grup në eliminatoret e Europianit “Francë 2016”. Në ndeshjen e parë të 29 marsit 2015, luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria fitoi në shifrat 2-1, ndërsa sfida e kthimit e luajtur më 11 tetor 2015 në Jerevan u mbyll me triumfin kuqezi 3-0. Një ndeshje që shqiptarët e mbajnë mend mirë, pasi siguroi kualifikimin e Kombëtares për në finalet e “Euro 2016”.

Përveç miqësores, po në muajin tetor Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit në transfertë më 10 tetor dhe ndaj Lituanisë po në transfertë më 13 tetor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.