11 shenja që tregojnë se po bini në dashuri

0 283

1. Ndiheni më aventurierë se kurrë

Krejt papritur ty të lind dëshira të veshësh një kostum të verdhë (që s’e ke veshur kurrë) apo të bësh sushi në shtëpi. Ke rënë në dashuri sepse vetëm ajo na bën më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Sipas ekspertëve është një periudhë fantastike për t’u bërë kreativë.

2. Jeni më shumë se kuriozë për të

Do të dish me detaje gjithçka për të. Deri tek kopshti tek i cili shkonte kur ishte 3 vjeç.

3. E ndjen dhimbjen e tij/saj

Dashuria jonë ndaj dikujt rritet në momentin që empatia shtohet. Kur ai/ajo është i trishtuar ti je i/e trishtuar. Kur partneri është i lumtur ti je e lumtur.

4. Ke ide pafund takimesh

Që nga eksplorimi i qytetit përmes xhirove të gjata e deri tek qëndrimi në shtëpi duke parë filma. Idetë nuk i mungojnë askujt kur do ta kalojë kohë me dikë. Eshtë dëshira, pasioni dhe ndjesia për të mësuar më shumë rreth personit tjetër që shton dëshirën për të bërë gjëra të ndryshme.

5. Ti i harron prioritetet e tjera

E keni parasysh atë shokun/shoqet që zhduket kur fillon një romancë të re? Faleni, ka rënë në dashuri.

6. Je më i dhënë se kurrë pas seksit

Kur je i/e dashuruar je gati të bësh seks kurdo dhe kudo, pavarësisht rrethanave.

7. Ke një lloj pozitiviteti ndaj të ardhmes

Ditët duken gjithmonë e më të bukura dhe qielli s’ka asnjë re të zezë.

8. Në të njëjtën kohë, je dhe i shqetësuar

Eshtë normale të ndihesh i pasigurtë apo ankthioz. Njihet ndryshe si “paniku i përfshirjes” dhe zëkonisht lidhet me frikërat tona ndaj ndjesisë së braktisjes apo refuzimit.

9. Je fiksuar keq pas telefonit

Kur do të marrë? Pse është online dhe s’po më shkruan? Video call-et e gjata janë prioriteti yt i ri.

10. Qesh më shumë dhe krejt papritur i do më shumë njerëzit.

E L’amore!

11. Mendon se kjo do të zgjasë përgjithmonë

Vetëm dashuria të bën të mendosh se po jeton një përrallë, nga e cila s’do të zgjohesh kurrë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.