11 vendet me rrezik të lartë për Covid-19! Mes tyre Shqipëria

0 350

Pandemia e Covid-19, po pëson një tjetër rritje dhe kurba është më e lartë në 11 vende të Europës. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë (via Euronews.com) se ka të paktën 11 shtete europiane ku po shihet një rritje e transmetimit të koronavirusit.

“30 vende ose territore kanë parë rritje të numrit të infektimeve. Në 11 vende është rritur transmetimi dhe mund të jetë i rrezikshëm në rast se sistemi shëndetësor nuk i kontrollon”,-tha Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën. Shumica e vendeve janë në rajonin e Europës Lindore ose Azisë Qendrore, të cilat monitorohen nga zyra rajonale e OBSH-së për Europën.

Për vendin tonë thuhet se rastet u rritën në mes të qershorit, pas heqjes së kufizimeve dhe “ndonëse nuk lejohen grumbullimet masive të njerëzve, nuk po respektohet fort distanca sociale”. Në listë përfshihet edhe Kosova, ku vetëm javën e kaluar u raportuan 500 raste të reja me koronavirus.

11 vendet

Suedi
Armeni
Moldavi
Maqedonia e Veriut
Azerbajxhan
Kazakistan
Shqipëri
Kirgistan
Bosnjë dhe Hercegovina
Ukraina
Kosova

Leave A Reply

Your email address will not be published.