12 fëmijë për grup, rregullat e reja në kopshte

0 309

Kopshtet dhe çerdhet po përgatiten për pritjen e fëmijëve në kushtet e pandemisë. Që nga 1 qershori, duke nisur që nga hyrja e fëmijëve, higjiena ndaj tyre, qëndrimi në grup, ngrënia e drekës dhe fjetja, do të bëhen në distancë dhe me rregulla të reja. Ndërsa më herët, çdo prind duhet të nënshkruajë miratimin e protokolleve të reja.

Drejtoresha e qendrës së zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve sqaron sesi zbatohet qëndrimi i të vegjëlve në grupe me rregullat e reja. ”Nga 8000 fëmijë që kemi vetëm në Tiranë, në qytet, gjatë muajve të verës ka diku te 3000-4000 fëmijë. Kjo është në favorin tonë. Nëse më parë në një grup më parë kishim 30 fëmijë, tani do të bëjmë maksimumin që në këtë sipërfaqe të mos i kalojmë 10 ose 12 fëmijë”, thotë Zhaneta Beqiri.

Në këtë situatë, prioritet do të jenë fëmijët e prindërve që janë në marrëdhënie pune. ”Besoj që prindërit do të tregohen mirëkuptues dhe ata që do të kenë mundësi për t’i mbajtur në ambientet e shtëpive do të jetë plus i shtuar për të garantuar cilësinë e këtij shërbimi”.

Në mbyllje të çdo dite, edukatorët e kopshtit do të bëjnë dezinfektimin e të gjitha ambienteve dhe mjeteve didaktike, ndërsa nuk do të lejohet përdorimi i lodrave prej pelushi. Sipas informacioneve të drejtorisë së kopshteve, deri tani, nga fëmijët që frekuentojnë këto institucione si dhe prindërit e tyre nuk rezulton asnjë i prekur me Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.