125 raste të reja. Daja: Mosha mesatare e të prekurëve me Covid-19 është 47-vjeç

0 305

Gjatë 24 orëve të fundit janë 125 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave të situatës, tha se një paciente nga Vlora ka humbur jetën. Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

“Incidenca e sëmundjes Covid-19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 mijë banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47-vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara”.

Sa i përket 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Nga ana tjetër, Daja theksoi se mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid-19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Rastet aktive

Tiranë-1627
Durrës-366
Shkodër-254
Fier-120
Vlorë-108
Korçë-100
Lezhë-99
Kukës-95
Elbasan-68
Berat-49
Gjirokastër-36
Dibër-35

Leave A Reply

Your email address will not be published.