127 raste të reja dhe 6 humbje jete nga Covid-19. Tomini: Të shmangen grumbullimet

0 351

Covid-19 vijon që të jetë agresiv në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se në 24 orët e fundit, janë 127 raste të reja me Covid-19 dhe 6 viktima. Dr.Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se 6 viktimat janë dy spitalet Covid. ”3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 edhe një 72-vjeçare nga Fier, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve”.

Nga ana tjetër, tha se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, sipas Tominit po trajtohen 119 pacientë me Covid-19, ku 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Në fund, Tomini ka edhe një mesazh të fortë për të gjithë ne. ”Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid-19. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19. U rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve”.

Covid-19 ka prekur edhe spitalin e Beratit. Në këtë spital janë konfirmuar pozitiv 8 raste të reja nga të cilët 5 janë nga bluzat e bardha, më konkretisht infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca. Ndërkohë, 3 rastet e tjera është një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës i kaldaje. Ndërkohë, të infektuar janë konfirmuar dhe në Drejtorinë Tatimi Taksave. 1 punonjës është infektuar me Covid-19 së bashku me bashkëshorten e tij, e për pasojë janë karantinuar prej 4 ditësh në banesën e tyre.

BOX
Rastet aktive

Tiranë-1477
Durrës-344
Shkodër-232
Fier-99
Vlorë-97
Kukës-90
Lezhë-86
Korçë-85
Elbasan-53
Berat-44
Dibër-34
Gjirokastër-32

Leave A Reply

Your email address will not be published.