13 të burgosur me Covid-19, ja ku janë karantinuar

0 89

Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi sot se në burgun 313 në Tiranë janë 13 të dënuar të infektuar me COvid-19. Por çfarë është bërë me ta? 13 të burgosurit janë karantinuar në sektorin “bis41”. Kurse nga ana tjetër, në spitalin e burgut nuk kanë marrë ndihmë mjekësore asnjë i burgosur tjetër prej më shumë se një jave dhe e kanë boshatisur. Ndërkohë po montohen bombula oksigjeni edhe pse akoma s’ka asnjë pacient në nevojë për ndihmë mjekësore. Pak ditë më parë disa të burgosur në këtë burg janë hedhur në protestë. Kjo u mësua pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale ku dëgjoheshin të burgosurit teksa protestonin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.