14 viktima dhe 1124 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

0 79

Vijojnë që shifrat nga Covid-19 të jetë të larta, ku prej disa ditësh numri i të prekurve është mbi një mijë raste në 24 orë. Betejën sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 14 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës.

”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet Covid. 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Kurse të testuar janë 4254 qytetarë dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 prej tyre. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-covid duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19. ”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë”.

COVID-19 – Statistika (7 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1124
Të shëruar në 24 orë 569
Të shtruar në spitale 437
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 4254
Testime totale 386,195
Raste pozitive 85,336
Raste të shëruara 51,444
Raste aktive 32,432
Humbje jete 1460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18708
Fier 2789
Durrës 1721
Elbasan 1582
Shkodër 1544
Vlorë 1454
Lezhë 1162
Korçë 989
Berat 911
Gjirokastër 675
Kukës 484
Dibër 413

Leave A Reply

Your email address will not be published.