15 librat e preferuar të shqiptarëve nga Ismail Kadare

0 278

Ismail Kadare, feston sot (28 janar 2021) ditëlindjen e tij të 85-të. I nominuar për çmimin Nobel, i nderuar rreth një vitin më parë në Francë me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera prestigjioze, Kadare mbetet përfaqësues i denjë i letërsisë shqipe nëpër botë.

1-Ca pika shiu ranë mbi qelq

Përmbledhja e poezive dhe prozave më të famshme të Kadaresë. E veçanta e stilit të tij është gjuha moderne që përdor për të përshkruar, dashurinë, erosin apo dhe njeriun e shekullit të ri, pa harruar origjinën dhe rrënjët e pashkëputura prej tij.

2-Kush e solli Doruntinën

Ky roman, është bazuar në legjendën e famshme të Kostandinit dhe Doruntinës. Besa e shqiptarit, parë në këndvështrimit e mjeshtrit të fjalës e bën veprën të dosmosdoshme për t’u lexuar.

3-Gjenerali i ushtrisë së vdekur

I botuar fillimisht në 1963-in në Tiranë për t’u përkthyer më tej në disa gjuhë të botës, që do t’i jepte autorit famë ndërkombëtare. Ky libër është vlerësuar gjithashtu edhe nga gazeta e njohur parisiene “Le Monde” si një ndër 100 librat e shekullit XX.

4-Kronikë në gur

Gjirokastra, vendi i lindjes parë sipas syve të shkrimtarit.

5-Kështjella

Ky libër do t’ju bëjë të magjepseni pas mjeshtërisë me të cilën Kadare përdor simbolikën.

6-Prilli i thyer

Besa, gjakmarrja dhe kanuni; tre traditat e ngulitura thellë në mentalitetin e një pjese të mirë të shqiptarët, të trajtuara me shumë finesë nga autori.

7-Pallati i ëndrrave

Një vepër që në dukje sulmon Perandorinë Osmane, por në fakt godet dhe dënon çdo lloj sistemi totalitar që përpiqet të ushtrojë pushtet absolut mbi njeriun.

8-Darka e gabuar

I gjithë subjekti i librit mbështetet mbi një darkë të pazakontë që mbart një mister që edhe sot mbetet i pazgjidhur plotësisht.

9-Ura me tri harqe

Një Shqipëri tjetër, shumë larg legjendave dhe të shkuarës.

10-Dimri i vetmisë së madhe

Ishte dimri i viteve 1960-1961, periudhë kur Tirana dhe Moska prishën marrëdhëniet diplomatike. Një vendim i tillë ndikoi jo vetëm në jetën politike të vendit, por edhe në çdo shtëpi shqiptari, të përshkruar me detaje që spikasin në veprën e tij. Romani hapet e mbyllet me një stuhi që shtrembëron antenat mbi pallate.

11-E penguara: Requiem për Linda B

Nostalgjia për rrugët e Tiranës, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza 18-vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.

12-Përse mendohen këto male

Në këtë vëllim përmblidhet vepra poetike e Kadaresë, krijuar midis viteve 1957 dhe 2005.

13-Koncert në fund të dimrit

Një satirë dhe një përqeshje me komunizmin, me parimet dhe idetë e tij.

14-Përbindëshi

Një libër, që më shumë se për t’u përshkruar, ka nevojë të lexohet.

15-Dosja H

Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.