15 viktima dhe 787 raste të reja në 24 orë

0 306

Numri i viktimave nga Covid-19, nuk është ulur as në 24 orëshin e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën nuk e kanë fituar 15 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 15 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Po në 24 orët e fundit janë kryer 2745 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë.

”267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër dhe Tepelenë, 9 raste në Tropojë, Malësi e Madhe dhe Gramsh, 8 raste në Has, Përmet, Dibër, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Delvinë, 3 raste në Kukës, Peqin, 2 raste në Pukë, Kamëz, Kuçovë, 1 rast në Kolonjë, Skrapar dhe Shijak”,-tregon më tej Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.898 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Në 4 spitalet Covid, sipas Ministrisë po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Statistika

Raste të reja ditore 787
Të shëruar ne 24 orë 517
Të shtruar në spitale 393
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2745
Testime totale 231.897
Raste pozitive 51.424
Raste të shëruara 26.898
Raste aktive 23.471
Humbje jete 1055

Rastet aktive

Tiranë 12594
Fier 1743
Durrës 1395
Shkodër 1254
Vlorë 1157
Korçë 1090
Elbasan 986
Berat 925
Lezhë 920
Gjirokastër 555
Kukës 458
Dibër 394

Leave A Reply

Your email address will not be published.