15 viktima dhe 801 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

0 293

Jetët e humbura nga Covid-19 vijojnë që të mos ulen në vendin tonë. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 15 pacientë dhe numri i viktimave nga Covid-19 shkon në 1582. ”5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Kurse raste të reja janë 801 nga 3842 testime. ”479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e Covid-19.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 1058
Të shtruar në spitale 558
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3842
Testime totale 420,818
Raste pozitive 94,651
Raste të shëruara 58,794
Raste aktive 34,275
Humbje jete 1,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20674
Fier 2894
Vlorë 1746
Durrës 1713
Shkodër 1474
Elbasan 1201
Lezhë 1046
Korçë 993
Berat 981
Gjirokastër 829
Kukës 406
Dibër 318

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.