15 viktima dhe sërish mbi 1 mijë raste të reja në 24 orë nga Covid-19

0 297

Ditët e fundit kanë rezultuar fatale përsa i takon shifrave të Covid-19. Betejën në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk e kanë fituar 15 persona dhe jetën nga virusi vdekjeprurës e kanë humbur 1433. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet Covid. 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Ministria e Shëndetësisë tha se ka kryer 4270 testime, prej të cilave 1089 persona kanë rezultuar pozitivë. ”403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit, raportohet të jenë shëruar 676 persona. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-covid duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19.

COVID-19 – Statistika (5 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1089
Të shëruar në 24 orë 676
Të shtruar në spitale 423
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4270
Testime totale 377,402
Raste pozitive 83,082
Raste të shëruara 50,219
Raste aktive 31,430
Humbje jete 1433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17910
Fier 2692
Durrës 1730
Shkodër 1546
Vlorë 1544
Elbasan 1418
Lezhë 1091
Berat 972
Korçë 964
Gjirokastër 677
Kukës 478
Dibër 408

Leave A Reply

Your email address will not be published.