15 vite burg për ndërtuesit abuzues, miratohen ndryshimet në Kod

0 302

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Penal që ashpërson dënimet për ndërtuesit. Drejtori i përgjithshëm i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Besmir Beja tregoi edhe një shembull se si në Durrës, një pallat ishte zhytur 2 kate nën tokë për shkak të ndërhyrjeve pa kriter.

“Ne rregullojmë atë lloj fakti kur janë bërë ndërhyrje në bodrumet e pallateve, janë prishur kolonat mbajtëse, janë ndryshuar strukturalisht godina, kanë ndryshuar kondicionet teknike për të cilat është dhënë leja e ndërtimit. Sigurisht kjo nuk ta sjell pasojën menjëherë, por krijon kushtet e përshtatshme për shkatërrimin e godinës”, tha Beja.

Ky rregullim ligjor i ligjvënësve do t’i kushtojë rëndë atyre që shkelin rregullat. Është parashikuar se për ndërhyrjet në banesa ekzistuese që rrezikojnë shembjen e pjesshme apo të plotë të saj dënohen me gjobë deri në 5 vite heqje lirie dhe kur ka pasoja të rënda materiale, heqja e lirisë shkon nga 5 deri në 10 vite. Ashpërsimi më i madh për këtë çështje është kur ka pasoja në jetën e njeriut dhe dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.